Votat për Kuvendin Komunal të Prizrenit janë duke u numëruar, kanë mbetur edhe shumë pak kohë për vendimin përfundimtar.
Por, gara mes partisë së parë dhe të dytë ka një dallim të vogël mes vete.
Nga numërimi i mbi 96% të votave, prinë Lëvizja Vetëvendosje me 28.59% të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 25.83% të votave.
Ndërkaq, në balotazh për kryetar të Prizrenit kanë shkuar Mytaher Haskuka nga VV dhe Shaqir Totaj i PDK-së./GazetaSinjali/