image FSK dhe Policia vazhdojnë kërkimet për gjetjen e qytetarit që ra në lumin e Klinës

Siguri

FSK dhe Policia vazhdojnë kërkimet për gjetjen e qytetarit që ra në lumin e Klinës

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar se mëngjesin e sotëm një person ka rënë në lumë në fshatin Deiq të Klinës, i cili fatkeqësisht ende nuk është gjetur.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi tha se viktima ende nuk është gjetur, por për gjetjen e tij janë aktivizuar ekipet e Policisë dhe FSK-së.

Rastin në Polici e kishin lajmëruar peshkatarët që ishin duke peshkuar aty afër. Ata kanë deklaruar se e kanë parë një person, të cilin e ka bartur uji, mirëpo më vonë i njëjti u ka ikur nga sytë dhe se kanë parë më.

“Sot rreth orës 08:15 të mëngjesit, policia është njoftuar nga disa peshkatarë në fshatin Deiq të Klinës, se derisa ishin duke peshkuar kanë vërejtur një trup të cilin e ka bartur uji, por pa sukses, sepse dikur i njëjti më vonë u ka ikur nga sytë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit dhe FSK-ja”, ka thënë Gashi.

/GazetaSinjali/