Vaksinimi i mjekëve të Kosovës është duke vazhduar edhe sot në Kukës të Shqipërisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook.
“500 mjekë dhe infermierë të Kosovës po vaksinohen në Kukës. Edhe sot në ditën e dytë, do të vijojë vaksinimi me stafet mjekësore të vijës së parë”, shkroi ajo./Gazeta Sinjali/
5️⃣0️⃣0️⃣ mjekë dhe infermierë të Kos♥️vës po vaksinohen në #Kukës???? Edhe sot në ditën e dytë, do të vijojë vaksinimi me stafet mjekësore të vijës së parë. #JemiNjë????????????????
Posted by Ogerta Manastirliu on Sunday, March 21, 2021