Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë janë dezinfektuar edhe sot, si masë preventive për luftimin e koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili e quajti këtë një hap të rëndësishëm dhe rikërkoi nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.
“Sot u bë dezinfektimi i përgjithshëm i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qendrës së Mjekësisë Familjare nr. 5 në lagjen Dardania dhe i autoambulancave të Qendrës për Mjekësi Urgjente. Çdo hap i vogël është i rëndësishëm. Nuk kemi kërkuar kurrë diçka më të lehtë nga ju. Për shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj ju lutemi që të rrini në shtëpi”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./Gazeta Sinjali/