image Vazhdon aksioni i IPK-së edhe në fshatin Bardhosh, cak bastisja e shtëpisë së një zyrtari tjetër policor

Siguri

Vazhdon aksioni i IPK-së edhe në fshatin Bardhosh, cak bastisja e shtëpisë së një zyrtari tjetër policor

news image

Aksioni i Inspektoratit Policor të Kosovës, për të cilin Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht sot, është duke vazhduar edhe në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Cak i IPK-së Sinjali mëson se është bastisja e shtëpisë së zyrtarit policor, Visar Shala.

Ky aksion i IPK-së ka filluar sot rreth orës 06:30 në Stacionin Policor -Jugu, ku u arrestuan gjashtë zyrtarë policorë, për të vazhduar më pas në lagjen “Taslixhe” të kryeqytetit, më saktësisht në shtëpinë e zyrtarit policor, Bedri Januzit.

Sinjali mëson se arsyeja e arrestimit të Januzit dhe zyrtarëve të tjerë policorë është dyshimi se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare”, “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës”, “falsifikim i dokumenteve zyrtare”, “pengim i të provuarit”, “marrje ryshfeti” dhe vepra të tjera.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar me detaje të reja nga ky aksion…

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/