Kanë vazhduar të numërohet edhe votat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për zgjedhjet e mbajtura gjatë ditës së djeshme.
KQZ deri më tani ka arritur t’i numërojë 98.47% të të gjitha votave, ndërsa partia e parë vazhdon të jetë Lëvizja Vetëvendosje.
Vetëvendosje, deri më tani ka marrur 200 mijë e 953 vota, apo 25.51% të votave. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), vazhdon të jetë partia e dytë në rezultatet preliminare duke fituar 24.82% të votave, apo 195 mijë e 534 vota.
Diferenca mes dy partive të parë aktualisht është 5 mijë e 419 vota.
Në vendin e tretë, sipas rezultateve të KQZ është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 167 mijë e 402 vota apo 21.25% të votave.
Koalicioni AAK-PSD është partia e katërt sipas rezultateve aktuale me 90 mijë e 839 vota, apo 11.53% të votave.
Në anën tjetër koalicioni Nisma-AKR, aktualisht është jashtë Kuvendit të Kosovës duke pasur vetëm 38 mijë e 639 vota, apo 4.90% të votave./Gazeta Sinjali/