image Vazhdojnë shkeljet në trafik/ Dy raste të tejkalimit në vijë të plotë brenda një minute në Ferizaj

Sinjalizime

Vazhdojnë shkeljet në trafik/ Dy raste të tejkalimit në vijë të plotë brenda një minute në Ferizaj

news image

Rastet kur qytetarët po raportojnë shkeljet në trafik po rriten, duke rritur kështu sado pak edhe vetëdijesimin për respektimin e rregullave dhe mos rrezikimin e trafikut, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i fundit për të cilin sinjalizuesit kanë shkruar në adresë të Sinjalit ka ndodhur në qytetin e Ferizajt, saktësisht në fshatin Komogllovë.

Sinjalizuesi ka dërguar pamje ku shihet se si shoferët thyejnë rregullat e trafikut dhe tejkalojnë në vijë të plotë para udhëkryqit.

Në rastin e parë, shkelësi i rregullave ishte shoferi i veturës së tipit Mercedesi me targa 05 755 EF.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /Gazeta Sinjali/