image Vazhdojnë punimet në Prishtinë, kërkohet përdorimi i biçikletave në vend të veturave

Kosovë

Infrastrukturë/ Vazhdojnë punimet në Prishtinë, kërkohet përdorimi i biçikletave në vend të veturave

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se kanë vazhduar punimet në shtegun e biçikletave, trotuarin dhe punë të tjera në rrugën Ilaz Kodra në Dardani.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se pas pandemisë, do të ishte mirë sikur të përdoren sa më shumë biçikletat dhe ecjet sesa veturat.

“Kanë vazhduar punimet në shtegun e biçikletave, trotuarin dhe punë të tjera në rrugën Ilaz Kodra në Dardani. Pas pandemisë mirë është me bo switch sa më shumë nga kerret në transport publik, biçikleta e ecje. Shumë më pastër, shumë më qetë shumë më shëndetshëm”, ka shkruar Ahmeti./Gazeta Sinjali/