image Vazhdojnë humbjet për ushtrinë ruse, vritet edhe një kolonel

Botë

Vazhdojnë humbjet për ushtrinë ruse, vritet edhe një kolonel

news image

Ushtria ruse po vazhdon të përballet me humbje në frontin e luftës me Ukrainës.

Sipas një deklarate lokale, të premten u bë varrimi i kolonelit, Aleksandër Bespalov, i cili u vra gjatë një ‘operacioni special ushtarak’.

Në të njëjtin njoftim theksohet se koloneli ka qenë komandant i Regjimentit të 59-të. Ndërkohë në foton e kolonelit të vdekur, shihet ai ka të varur në gjoks dy radhë medaljesh.

Vihet re se Ozersk është një qytet i mbyllur rus i koduar me emrin City 40. Në fakt, është qyteti ku lindi programi bërthamor sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore.

Disa ditë më parë, më 30 mars, autoritetet ukrainase njoftuan vdekjen e një koloneli tjetër.

Ishte Dennis Kurilo, komandanti i Brigadës së 200-të , i cili u vra gjatë një beteje në Kharkiv, raporton abcnews.al.

Në të njëjtën ditë u mbajt edhe varrimi i nënkolonelit Dmitry Dormidodov, i cili u vra më 20 mars pas një sulmi me raketa. 

Një tjetër viktimë ruse ishte nënkoloneli Igor Zakharov, i cili u varros në qytetin e Kirzakh. Zakharov u nderua pas vdekjes me Medaljen e Guximit nga presienti rus, Vladimir Putin. 

/GazetaSinjali/