image Vazhdojnë homazhet për ta nderuar figurën e aktorit Rasim Thaçi – Cima

Sociale

Vazhdojnë homazhet për ta nderuar figurën e aktorit Rasim Thaçi – Cima

news image

Sot do të vazhdojnë homazhet për të nderuar aktorin Rasim Thaçin – Cima, i cili ndërroi jetë të premten në moshën 71-vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, bashkë me një pjesë të stafit të MKRS-së dhe me drejtuesit e institucioneve shtetërore të kulturës do të bëjnë homazhe para Teatrit Kombëtar të Kosovës, për ta nderuar figurën e tij.

Homazhet do të bëhen në orën 11:00.

Humoristi i shumë skeçeve televizive ka disa ditë që ishte i shtrirë në spital nga COVID-19, për të cilin edhe ishte kërkuar gjak.

Skeçet me të njohura të tij janë: Treshi Përsheshi, Cimë Baushtella, Nusja nga Diaspora, Lajmi në Gurbet, Cimë kulleri te Lec katunari, Leci te mulla Cima, Cima Taxi 1, Cimë Baksuzi – Cima ne Cia, Cimë Polici./Gazeta Sinjali/