image Konjufca e Nikolla në Tiranë bëjnë homazhe te shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari

Shqipëri

Konjufca e Nikolla në Tiranë bëjnë homazhe te shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me homologen e tij shqiptare, Lindita Nikolla, bënë homazhe pranë shtatores së komandantit legjendar, Adem Jashari, në Tiranë.

Konjufca, bashkë me kabinetin qeveritar e deputetë të Kuvendit të Kosovës po qëndrojnë në Shqipëri, pasi dje u mbajt mbledhja e parë e përbashkët në mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

“Me Kryetaren Lindita Nikolla në këtë mëngjes të 28 Nëntorit në Tiranë për homazhe te busti i komandantit tonë legjendar, Heroit Adem Jashari”, shkroi Konjufca.

/GazetaSinjali/