Ka nisur mbledhja komemorative në nderim të profesorit dhe politikanit të njohur, Alush Gashi.
Para fillimit të ceremonisë, presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe dhe është nënshkruar në librin e zisë.
Në këtë mbledhje morën pjesë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Ceremonia e varrimit do të mbahet sot nga ora 15:00 në varrezat e fshatit Prigodë në Istog, ku familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë do t’i japin lamtumirën e fundit.
Alush Gashi ndërroi jetë më 15 maj 2026. Ai ishte një nga figurat më të hershme të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!