image Homazhe, marsh dhe akademi solemne për Ditën e Çlirimit të Vushtrrisë

Kosovë

Homazhe, marsh dhe akademi solemne për Ditën e Çlirimit të Vushtrrisë

news image

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Vushtrrisë, Komuna e Vushtrrisë ka paraparë një program të gjerë aktivitete përkujtimore dhe festive kushtuar kësaj date historike.

Sipas njoftimit, aktivitetet fillojnë në orën 10:30 me homazhe, ndërsa pika e grumbullimit do të jetë para ndërtesës së Komunës së Vushtrrisë.

Në orët e mbrëmjes, konkretisht në 18:00, do të organizohet “Marshi për Çlirim”, i cili do të nisë nga objekti komunal dhe do të vazhdojë në rrugët kryesore të qytetit.

Programi përmbyllet në orën 19:30 me Akademinë Solemne që do të mbahet në sheshin “Adem Jashari”, ku pritet pjesëmarrja e përfaqësuesve institucionalë, veteranëve të luftës, familjarëve të dëshmorëve si dhe qytetarëve të shumtë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/