image Vazhdoi plot tri ditë, kjo është ndeshja më e gjatë në histori të tenisit

Sporte të tjera

Tenis/ Vazhdoi plot tri ditë, kjo është ndeshja më e gjatë në histori të tenisit

news image

Rreth katër orë iu deshën Novak Djokoviqit për ta mposhtur Dominic Thiemin në finale të Australian Open këtë vit, që zgjati plot pesë sete.

Por, ndeshja më e gjatë e një ndeshje tenisi është zhvilluar para rreth 10 viteve në Grand Slamin e Wimbledonit, saktësisht në vitin 2010.

Ndeshja mes John Isner dhe Nicolas Mahut  zgjati 11 orë dhe pesë minuta e luajtur brenda tri ditëve, me rezultat 6:4,3:6,6:7,7:6 dhe 70:68 me një total prej 183 game të luajtur, shkruan Gazeta Sinjali.

Mbetet ende deri tash ndeshja më e gjatë në histori të tenisit. Seti final i vetëm ishte më i gjatë se ndeshja paraprake që mbante epitetin e ndeshjes më të gjatë./Gazeta Sinjali/