image Varroset çifti që u gjet i mbytur në shtëpinë e tyre në Prizren

Kosovë

Siguri/ Varroset çifti që u gjet i mbytur në shtëpinë e tyre në Prizren

news image

-Sot në varrezat e qytetit në Prizren është varrosur çifti Durim Hadri e Suada Hadri të cilët u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në lagjen “Ortakoll”.

Një numër i madh i qytetarëve është  vërejtur se ishte gjatë varrimit.

Lidhur me rastin nuk ka ende asnjë të dyshuar, ndërkohë autoritetet janë vënë në kërkim të djalit të çiftit të vrarë i cili është larguar nga Kosova.

Dy ditë pasi kishin ardhur nga Suedia për pushim në Kosovë, çifti është gjetur i vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen ‘Ortakoll’ të Prizrenit.

Dorasi i kësaj vrasje makabre nuk duhet ende, por djali i tyre, Adriatik Hadri, 35 vjeçari i lindur në Gjakovë me 26 janar të vitit 1985 është në kërkim./Gazeta Sinjali/