image Varianti Omicron arrin në Shqipëri, konfirmohen rastet e para

Shqipëri

Varianti Omicron arrin në Shqipëri, konfirmohen rastet e para

news image

Varianti i COVID-19 Omicron ka mbërritur edhe në Shqipëri. Lajmin e ka bërë me dije kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli në mbledhjen e sotme.

Ajo tha se dyshimi për prezencën e tij në Shqipëri është konfirmuar pas analizave të kryera në Gjermani.

Siç jeni në dijeni prej disa javësh në botë po qarkullon Omicron. Varianti i Sars Cov 2. Është konfirmuar Omicron në Shqipëri me përgjigjen e ardhur nga laboratori në Gjermani. Si jeni në dijeni situata paraqitet e qëndrueshme edhe në dy javët e fundit. Indikatorët”, tha Rakacolli.

/GazetaSinjali/