Kina ka identifikuar rastin e parë të variantit të ri të koronavirusit, pasi personi i infektuar që është një grua 23 vjeçe erdhi nga Britania e Madhe në Shangai më 14 dhjetor, raporton Daily Mail, transmeton Gazeta Sinjali.
Qendra për Kontrollimin e Sëmundjeve në Kinë tha se ky rast paraqet kërcënim me potencial të madh për përpjekjet e shtetit për parandalimin dhe kontrollimin e përhapjes së virusit.
Varianti i ri i koronavirusit, për të cilin ekspertët thonë se përhapet shumë më shpejt se varianti fillestar, ka bërë që shumë shtete t’i vendosin kufizime në udhëtime personave që vijnë nga Britania. Në mesin e këtyre shteteve është edhe Kina.
Po ashtu, autoritetet kineze thanë se pacientja e prekur nga varianti i ri është hospitalizuar pas arritjes në aeroport për shkak se shfaqi pasoja të lehta.
Kurse, gruaja tha se ka dalë për të vrapuar në një park pa e vendosur maskën dhe e ka hequr atë në aeroport gjatë pritjes.
Qendra për Kontrollimin e Sëmundjeve ia ka analizuar dhe ia ka përcjellë kontaktet gruas së infektuar.
Ndryshe, Kina më 24 dhjetor i ndaloi për afat të pacaktuar udhëtimet nga Britania dhe drejt Britanisë nga 24 dhjetori.