image Várhelyi takon anëtarët e VV-së, Kurti i tregon se si e luftoi krimin e organizuar kur ishte kryeministër

Kosovë

Várhelyi takon anëtarët e VV-së, Kurti i tregon se si e luftoi krimin e organizuar kur ishte kryeministër

news image

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, takoi sot kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa nga anëtarët e kryesisë së saj, njofton Gazeta Sinjali.

Në takim Kurti e njoftoi Várhelyit lidhur me kohën kur ai ishte në qeverisje.

Sipas komunikatës së VV-së, Albin Kurti e informoi Várhelyin për menaxhimin e pandemisë, shkarkimin e bordeve, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë qeverisjes së tij.

Lëvizja Vetëvendosje tregon se komisionerin e BE-së e pritën Albin Kurti, Besnik Bislimi, Glauk Konjufca dhe Fitore Pacolli.

Ish-kryeministri Kurti theksoi se Kosova nuk ka dhe nuk dëshiron alternativë tjetër përveç Bashkimit Evropian. /Gazeta Sinjali/

Shkrimi i plotë nga VV:

https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10157181835372000