image Varhelyi pas takimit me Gërvallën: Progresi në dialog, objektivi ynë i përbashkët

Politikë

Varhelyi pas takimit me Gërvallën: Progresi në dialog, objektivi ynë i përbashkët

news image

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, është takuar me komisionerin e BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, në kuadër të Forumit BE-Ballkani, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Temë diskutimi e tyre ishte paqja dhe progresi që duhet të bëhet në dialogun Kosovë-Serbi. Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi ka shkruar se këto janë qëllime të përbashkëta.

“Diskutuam për çështjet e fundit në Kosovë me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla. Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimor, shfrytëzimi i mundësive që ofrohen nga EIP dhe progresi në dialogun Beograd-Prishtinë janë objektivat tanë të përbashkët derisa trajtojmë efektet e luftës në Ukrainë”, tha ai.

Gërvalla gjatë fjalimit të saj në këtë forum, ku pjesë e panelit ishte edhe Varhelyi, tha se liberalizimi i vizave të Kosovës duhet të ndodhë tani dhe se qëllim evropian i Kosovës është anëtarësimi i plotë i saj në BE. Në këtë drejtim, ajo kërkoi seriozitet nga ana e BE-së.

/GazetaSinjali/