Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Një rast i tillë ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se në orët e mbrëmjes të ditës së djeshme, Policia ka ndaluar një person nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.
Gjatë kontrollimit të të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar nga 19-vjeçari, një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë.
Për shkak të posedimit të narkotikëve, ai është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar nga hetuesit,
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.