image Varësia e të rinjve nga droga, Policia e kap në flagrancë me marihuanë shoferin në Prishtinë

Siguri

Varësia e të rinjve nga droga, Policia e kap në flagrancë me marihuanë shoferin në Prishtinë

news image

Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria bëjnë të ditur se një rast i tillë është zbuluar të enjten pas mesnate në rrugën “Qemajl Stafa” në Prishtinë ku njësitet policore kanë ndaluar një veturë nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Sinjali mëson se gjatë kontrollit, zyrtarët policorë te shoferi kanë gjetur një substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Për shkak të posedimit të drogës, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku u intervistua nga hetuesit policorë.

Ndaj të njëjtit është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

/GazetaSinjali/