image Ekskluzive | Era e marihuanës e “tradhton” në Batllavë – Policia gjen drogë te i riu nga Podujeva

Ekskluzive

Ekskluzive | Era e marihuanës e “tradhton” në Batllavë – Policia gjen drogë te i riu nga Podujeva

news image

Një patrullë policore në zonën e Batllavës ka zbuluar një rast posedimi të narkotikëve pasi dyshimet e zyrtarëve u ngritën nga aroma që vinte nga një veturë e ndaluar për kontroll, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Rasti ndodhi mbrëmjen e së premtes në plazhin nr. 6 në Orllan, ku policët ndaluan një Volkswagen me ngjyrë hiri gjatë patrullimit rutinë.

Sipas burimeve të Sinjalit, gjatë kontrollit të drejtuesit të automjetit, Kushtrim Goxhufit, janë gjetur dy qese të vogla me substancë që dyshohet të jetë marihuanë.

Lënda e sekuestruar, sipas matjeve fillestare, peshonte rreth 2 gramë dhe është konfiskuar në cilësinë e provës materiale.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/