image Valon Berisha zyrtarizon kontratën me skuadrën gjermane

Futboll

Sport/ Valon Berisha zyrtarizon kontratën me skuadrën gjermane

news image

Futbollisti i njohur kosovar, Valon Berisha është zyrtarizuar te skuadra e Fortuna Dusseldorf në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare, në rrjetin social Facebook.

https://www.facebook.com/fortunaduesseldorf/photos/a.417559997023/10156483711442024/?type=3&theater

Mesfushori është huazuar nga skuadra e Lazios dhe skuadra gjermane ka mundësi ta shfrytëzojë edhe opsionin e blerjes.

Dusseldorfi është aktualisht i 18-i në Bundesligë dhe po lufton për mbijetesë.

Valon Berisha kaloi te Lazio nga Salzburgu në qershor të 2018-ës dhe më parë kishte luajtur edhe te Vikingu në Norvegji./Gazeta Sinjali/