image "Valëvitja e flamurit ishte skandal", pas vizitës që nxiti reagime, Kurti e Kovaçevski shtrëngojnë duart në Vjenë

Politikë

“Valëvitja e flamurit ishte skandal”, pas vizitës që nxiti reagime, Kurti e Kovaçevski shtrëngojnë duart në Vjenë

news image

Në gusht të këtij viti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kishte deklaruar se valëvitja e flamurit të “Shqipërisë së Madhe” gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tetovë dhe Çair ishte skandal, teksa e dënoi menjëherë dhe se procedura për të gjetur përgjegjësit tashmë është nisur.

Pas kësaj ‘përplasje’, sot gjatë ditës kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ia shtrënguan dorën njëri-tjetrit në Vjenë të Austrisë, disa muaj pasi ata e kishin shmangur njëri-tjetrin në Slloveni, pas vizitës së lartë-cekur. .

Kurti dhe Kovaçevski po qëndrojnë në Austri për Forumin Ekonomik të Vjenës. Kryeministri maqedonas shkroi se me Kurtin diskutuan për bashkëpunimin që tha se është “gjithpërfshirës dhe vazhdimisht në rritje”, por edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti diskutuam bashkëpunimin tonë, i cili është gjithëpërfshirës dhe vazhdimisht në rritje. Ne u fokusuam në bashkëpunimin ekonomik dhe atë energjetik. Kemi shkëmbyer mendime edhe për situatën në rajon dhe dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, shkroi Kovaçevski në “X”.

Vizita Kurtit në Maqedoninë e Veriut në gusht kishte lënë shije të hidhur në raportin e tij me zyrtarët maqedonas. Ai më pas kishte shkuar në Slloveni, në Forumin e Bledit, sikur edhe Kovaçevski, por nga atje nuk pati fotografi ku dy liderët ia shtrëngojnë duart njëri-tjetrit e as ndonjë takim bilateral. Ata paraprakisht kishin mbajtur të njëjtin qëndrim në Athinë.

/GazetaSinjali/