image Vala Omicron në Shqipëri rritë deri në 30 për qind rastet brenda një jave

Shqipëri

Vala Omicron në Shqipëri rritë deri në 30 për qind rastet brenda një jave

news image

Vala e Omicron rrit nga 20 deri në 30 për qind rastet me COVID-19 brenda një jave në Shqipëri.

Të dhënat bëhen të ditur nga eksperti i shëndetit publik në Londër, mjeku shqiptar Laidon Shapo.

“Kemi parë një rritje të lartë të rasteve kohët e fundit. Që në momentin që u sekuencua varianti i ri Omicron dhe faktikisht rastet janë shtuar në mënyrë eksponenciale. Ajo që po shikojmë është që kjo valë  e lartë rritet me 20-30 për qind nga java në javë dhe është trefish e valës së janarit të vitit të kaluar ku mbizotëronte Delta”.

Por, në Britani, vala Omicron ka sjellë 50 për qind më pak shtrime në spital dhe vdekshmëri.

“Pozitivja në të gjithë këtë është që  ka një rënie të ndjeshme të numrit të të shtruarve në spitale. 50 përqind më pak se ajo e një viti më parë dhe shumë më pak vdekshmëri”.

Personat e shtruar në spital kanë klinikë të ngjashme me deltën dhe prekje të mushkërisë, raporton tvklan./GazetaSinjali/