image Vajzës i del gjuri nga vendi derisa filmonte një kërcim për TikTok

Botë

Vajzës i del gjuri nga vendi derisa filmonte një kërcim për TikTok

news image

TikTok, aplikacioni më popullor në botë.

Për momentin, TikTok po tërheq gjithnjë e më shumë audiencë, kështu ka ndodhur edhe me një 22-vjeçare e cila pati një aksident derisa po filmonte një kërcim për Tiktok.

Korrie Ford nga Buckinghamshire në Mbretërinë e Bashkuar ishte në oborrin e shtëpisë me familjen e saj kur ndodhi aksidenti.

Në një moment gjatë xhirimeve, gjuri i saj doli nga vendi dhe ajo ra dhe filloi të bërtiste nga dhimbja.

Familjarët e saj së pari nuk e dinin nëse ajo bënte shaka, por pastaj e kuptuan se ishte vërtet një lëndim.

Kjo është hera e katërt që i del gjuri dhe ajo mendon se arsyeja për këtë është noti./Gazeta Sinjali/