image Instagrami sjell këto risi

Aplikacione

Instagrami sjell këto risi

news image

Instagrami është njëri ndër rrjetet sociale më të popullarizuara të kohës për ndarjen e fotografive dhe gjatë këtyre dy muajve kompania ka provuar disa veçori të reja, përcjell Sinjali.

Tani kompania po teston një veçori interesante që i lejon përdoruesit që të lënë shënim me tekst në DM, e cila është e disponueshme në disa pajisje.

Kjo veçori shfaqet si një seksion i ri nën shiritin e kërkimit dhe tregon një buton që ju lejon të shtoni një shënim të ri, i cili mund të ndiqet nga përdoruesit të cilët i ndiqni edhe ju.

Duke klikuar në veçorinë “Your note”, hapet një faqe e re që ju lejon të shtoni një shënim për ndjekësit tuaj.

Shënimi përmban deri në 60 karaktere. Gjithashtu, ofrohet mundësia që ju lejon të ndani shënimet tuaja me “Ndjekësit që ndiqni” ose “Miq të ngushtë”.

Ndjekësit nuk do të njoftohen kur shtoni shënimin por ata do të jenë në gjendje ta shohin atë për 24 orë dhe të përgjigjen me një mesazh.

/GazetaSinjali/