TikTok, aplikacioni më popullor në botë.
Për momentin, TikTok po tërheq gjithnjë e më shumë audiencë, kështu ka ndodhur edhe me një 22-vjeçare e cila pati një aksident derisa po filmonte një kërcim për Tiktok.
Korrie Ford nga Buckinghamshire në Mbretërinë e Bashkuar ishte në oborrin e shtëpisë me familjen e saj kur ndodhi aksidenti.
Në një moment gjatë xhirimeve, gjuri i saj doli nga vendi dhe ajo ra dhe filloi të bërtiste nga dhimbja.
Familjarët e saj së pari nuk e dinin nëse ajo bënte shaka, por pastaj e kuptuan se ishte vërtet një lëndim.
Kjo është hera e katërt që i del gjuri dhe ajo mendon se arsyeja për këtë është noti./Gazeta Sinjali/