image Vajza rreh nënën në Mitrovicë të Veriut

Siguri

Vajza rreh nënën në Mitrovicë të Veriut

news image

Një grua është paraqitur në stacionin e Policisë për të denoncuar vajzën e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo u ka thënë hetuesve policorë që është sulmuar fizikisht nga vajza e saj e cila, sipas saj, ishte në gjendje të dehur.

Policia njofton se e dyshuara është arrestuar dhe pasi që i është bërë alkool testi ka rezultuar 1.09‰. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje, gjatë orëve të hershme të mëngjesit./Gazeta Sinjali/