image 50 vjeçari përfundon në ndalim 48-orësh pas raportimit për dhunë në familje në Malishevë

Siguri

50 vjeçari përfundon në ndalim 48-orësh pas raportimit për dhunë në familje në Malishevë

news image

Një rast i dhunës në familje është proceduar nga Policia e Kosovës në Malishevë, ku një burrë ka përfunduar në ndalim policor pas raportimit për mosmarrëveshje dhe tensione brenda familjes, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Hysni Mazreku”, ku njësitë policore kanë intervenuar pas një njoftimi të pranuar për konflikt familjar.

Në vendin e ngjarjes, policia ka hasur J. M, i cili sipas burimeve ndodhej nën ndikimin e alkoolit. Për shkak të gjendjes së tij, ai fillimisht është dërguar në QKMF-Malishevë për kontroll mjekësor.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Sh. M, si dhe djali i familjes, janë intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje.

Për shkak të gjendjes së dehur, i dyshuari nuk ka mundur të intervistohet në momentin e intervenimit dhe intervistimi i tij është lënë për një fazë të mëvonshme të procedurës.

Pas konsultimit me Prokuroren kujdestare, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa ndaj J. M. është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ai është dërguar në Qendrën e Ndalimit.

Sipas burimeve, viktima pas përfundimit të procedurave është larguar nga shtëpia dhe është kthyer te familjarët e saj.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/