Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua që ishte raportuar e rrëmbyer dy ditë më parë është lajmëruar në stacionin policor.
Ajo, Policisë së Kosovës i ka thënë se është rrëmbyer me forcë nga një person nën kërcënimin e një shufre metale dhe me vetura e ka dërguar diku në Prishtinë.
Viktima thotë se ka arritur të largohet nga i dyshuari, pa u sqaruar rrethanat si e ka bërë një gjë të tillë.
“Rr. Dardani, Fushë Kosovë 26.12.2019 – 15:30. Lidhur me rastin viktima femër K-Shqiptare është lajmëruar në Stacioni policore dhe ka informuar se i dyshuari mashkull K-Shqiptar me forcë e nën kërcënim të një shufre të metali ka rrëmbyer dhe me veturë ka dërguar në Prishtinë, ku viktima më pas ka arrit të largohet nga i dyshuari. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/