image Vajza më me fat në botë, takohet në ashensor me yjet e futbollit

Futboll

Vajza më me fat në botë, takohet në ashensor me yjet e futbollit

news image

Marta Silchenko, 17-vjeçare, mund të jetë njëra prej vajzave më me fat në botë. Pasi përfundoi seancën e saj stërvitore, Marta rastësisht u gjend në një ashensor me yjet e futbollit si: Messi, Mbappe e Neymar.

17-vjeçarja bëri shpejt një seri selfie të fshehta – me Mbappe dhe Messi që shikonin, ndërsa Sergio Ramos gjysmë u kthye për të parë se çfarë kishte rënë në sy të të gjithëve.

Marta shkroi në rrjetin e saj social, Instagram, për të treguar udhëtimin e saj të mbushur me yje.

“Ditë rastësore sot në palestër. Sapo kalova në ashensor me futbollistët më të mirë në botë”, shkroi Marta.

Futbollistët e Paris Saint-Germain, thuhet të kenë qenë në palestër para ndeshjes me Marseille, të cilën e fituan me rezultat 2:1.

/GazetaSinjaliSporti/