image Vajza e raporton babain në Policinë e Prizrenit, e rrahu dhe e lëndoi

Siguri

Vajza e raporton babain në Policinë e Prizrenit, e rrahu dhe e lëndoi

news image

Dje në Policinë e Prizrenit një vajzë ka raportuar se babai i saj ka përdorë dhunë fizike ndaj saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi për Sinjalin është konfirmuar nga Policia ku thonë se viktima është dërguar me emergjencë për tretman mjekësor, ndërsa sipas mjekut kujdestar ajo ka marrë lëndime të lehta në trup.

Ngjarja kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje mes viktimës dhe dëshmitares, ku më pas babai i saj e ka goditur atë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë në qendrën e ndalimit në stacionin policor në Prizren.

“Lëndim i lehë trupor (Dhunë në familje), Rr. Feta Gega-Prizren, 29.11.2020.15:20

Viktima SH/K ka raportuar se  i dyshuari babai i saj ka përdor dhune fizike. Patrulla e policisë ka dale ne vendin e ngjarjes, palët i ka shoqëruar deri ne stacion te policisë ndërsa viktimën e ka dërguar ne emergjence për tretman mjekësorë, sipas mjekut kujdestar viktima ka lëndime te lehta ne trup dhe pas tretmanit lirohet për ne shtëpi.

Ngjarja kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje mes te viktimës dhe dëshmitares, ku me pas i dyshuari ka ndërhyrë dhe e ka goditur viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore. Lidhur me rastin eshte marre njësia e Hetimeve si dhe eshte informuar edhe Prokurori kujdestar me urdhër te te cilit iniciohet rasti si lëndim i Lehte Trupor( Dhune ne Familje). Me urdhër te prokurorit i dyshuari ndalet për 48 ore ne qendrën e ndalimit ne stacionin policor Prizren”.

/Gazeta Sinjali/