image Vajza e pronarit të marketit u sulmua nga hajni i cili ia grabiti qindra euro nga arka

Siguri

Vajza e pronarit të marketit u sulmua nga hajni i cili ia grabiti qindra euro nga arka

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një grabitje në marketin A&B në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë, ku grabitësi nën kërcënimin e thikës ka marrë shumën e parave afro 500 euro dhe i ka shkaktuar lëndime trupore një shitëseje.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se shitësja e sulmuar është vajza e pronarit të marketit A&B.

Sinjali bën të ditur se marketi drejtohet vetëm nga pronari dhe vajzat e tij.

Policia është duke kërkuar për persona të dyshuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, njësia speciale bashkë me hetuesit.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

/GazetaSinjali/