Kompania e drejtuar nga vajza e aktorit legjendar Bruce Lee ka paditur restorantin kinez të ushqimit të shpejtë për përdorim pa leje të fotografisë së babait të saj në logon e vet.
Ajo po kërkon më shumë se 26 milionë euro dëmshpërblim, transmeton The Paper.
Bruce Lee Enterprises me qendër në Kaliforni ngriti një proces gjyqësor kundër zinxhirit Real Kungfu në Shangai, duke kërkuar që të ndalojë përdorimin e fotografisë së Bruce Lee, por gjithashtu të paguajë rreth 11.000 dollarë taksa ligjore.
Kompania e bijës së Bruce Lee po kërkon gjithashtu që zinxhiri i ushqimit të shpejtë të deklarojë për 90 ditë se nuk është i lidhur me artistin luftarak.
Real Kungfu u themelua në vitin 1990 dhe është i pranishëm në 57 qytete të Kinës. Kompania njoftoi se ishte e shqetësuar për shkak të padisë, pasi që kishte përdorur logon e tij për 15 vjet dhe pretendon se ajo ishte aprovuar nga autoritetet. /Gazeta Sinjali/