image Vajza afgane e kopertinës së National Geographic merr statusin e refugjates në Itali

Evropë

Vajza afgane e kopertinës së National Geographic merr statusin e refugjates në Itali

news image

Vajzës afgane e cila ishte bërë e famshme në kopertinën e revistës “National Geographic”, në vitin 1985, i është dhënë statusi i refugjates nga kryeministri italian, Mario Draghi.

Ky lajm u bë i ditur nga zyra e shtypit të qeverisë italiane, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Portreti mbresëlënës i Sharbat Gulës, e cila atëherë ishte vetëm 12 vjeçe, u bë në kampin e refugjatëve në kufirin afgano-pakistanez.

Fotografia e saj u bë në vitin 1984 nga Steve McCurry, ndërsa u publikua një vit me vonë.

Refugjatja Gula është gjetur dekada më vonë duke jetuar në Pakistan, pasi askush nuk e dinte emrin e saj për vite me radhë. E tashmë në të dyzetat e saj, Gula ka mbërritur në Romë, sipas Zyrës së Kryeministrit italian.

Në vitin 2016, fotografi McCurry i tregoi CNN historinë e fotografisë së Gulas.

“E dija se ajo kishte një vështrim të jashtëzakonshëm, një vështrim depërtues, por kishte një turmë njerëzish rreth nesh, pluhuri po rrotullohej përreth në atë pjesë dhe ishte përpara kamerave digjitale dhe nuk e dinim kurrë se çfarë do të ndodhte me filmin e saj”, ka deklaruar ai.

McCurry tha se e dinte se fotografia ishte e veçantë kur e zhvilloi atë.

“Ia tregova redaktorit të “National Geographic” dhe ai u hodh në këmbë dhe bërtiti, “kjo është kopertina jonë e radhës””, shtoi ai./GazetaSinjali/