image Ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj familjarëve, arrestohet një person në Deçan

Siguri

Ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj familjarëve, arrestohet një person në Deçan

news image

Dje në fshatin Isniq të Deçanit është arrestuar një person i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjarëve të tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës, gjatë intervistimit anëtarët e familjes kanë deklaruar se i dyshuari posedon armë me ç’rast i është konfiskuar arma “pushkë gjuetie”.

Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/