image Ushtria ukrainase: Rusia po fokusohet në ruajtjen e kontrollit në Donetsk dhe Luhansk

Botë

Ushtria ukrainase: Rusia po fokusohet në ruajtjen e kontrollit në Donetsk dhe Luhansk

news image

Ushtria ukrainase ka bërë të ditur se forcat ruse janë fokusuar kryesisht në marrjen dhe ruajtjen e kontrollit në Donetsk dhe Luhansk.

Sipas forcave ukrainase, sulmet kanë vazhduar në lindje të vendit, por pa sukses për të depërtuar tutje.

Rusët po ashtu janë duke vazhduar përpjekjet për marrjen nën kontroll një nga qytetet më të bombarduara në Ukrainë, Mariupolin.

Rusia ka vazhduar me përdorimin aktiv të armëve të ndaluara sipas ligjeve ndërkombëtare.

/GazetaSinjali/