image Rusia pretendon se ka pushtuar qytetin Izyum, Ukraina thotë se luftimet vazhdojnë

Botë

Rusia pretendon se ka pushtuar qytetin Izyum, Ukraina thotë se luftimet vazhdojnë

news image

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ka thënë se Rusia ka marrë nën kontroll qytetin e Izyumit në rajonin Kharkiv të Ukrainës lindore.

Konashenkov ka thënë se njësitë e ushtrisë ruse kanë fituar kontrollin e plotë të Izyum, raporton BBC – transmeton Gazeta Sinjali.

“Forcat e armatosura ruse vazhdojnë të kryejnë misionet e një operacioni ushtarak special. Deri në mëngjesin e 24 marsit, njësitë e ushtrisë ruse kishin marrë kontrollin e plotë të qytetit të Izyum në rajonin e Kharkiv,” tha zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes Igor Konashenkov.

Administrata ukrainase e qytetit, megjithatë, thotë se luftimet vazhdojnë.

Në fillim të kësaj jave, një zyrtar i lartë i Pentagonit, duke folur në bazë të anonimitetit, tha se ushtria ukrainase kishte nisur një kundërsulm në qytetin e vogël në jug-lindje të Kharkiv.

“Ajo që ne po shohim sot është disa luftime të rëndësishme atje nga ukrainasit dhe një përpjekje për ta rikthyer atë,” citohet zyrtari nga agjencia e lajmeve AFP.

Izyum është në një rrugë kyçe për në rajonin lindor të Donbasit që potencialisht do të lejonte forcat ruse në veri-lindje dhe jug-lindje të lidhen. Është një qendër rajonale në rajonin e Kharkiv me një popullsi prej rreth 50,000 njerëz dhe një kryqëzim i rëndësishëm hekurudhor.

/GazetaSinjali/