Ushtria ruse do të fillojë dërgimin e ndihmës mjekësore në Itali për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit.
Presidenti rus, Vladimir Putin pati së fundi një bisedë telefonike me kryeministrin Italian, Giuseppe Conte të shtunën, ku udhëheqësi rus i ofroi mbështetjen dhe ndihmën e shtetit rus përmes automjeteve dhe specialistëve të dezinfektimit, për të ndihmuar rajonet më të goditura të Italisë.
Italia regjistroi prej më shumë se 800 viktima nga e shtuna si pasojë e virusit Covid-19, duke qenë kështu vendi më i goditur me afro 5 mijë.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se aeroplanët e transportit ushtarak do të dërgojnë tetë brigade të lëvizshme të mjekëve ushtarakë, automjetet special të dezinfektimit dhe pajisje të tjera mjekësore në Itali që nga e diela.