image Ushtari ukrainas vret pesë persona dhe ikë, dyshohet se ka kallash me 200 plumba

Botë

Ushtari ukrainas vret pesë persona dhe ikë, dyshohet se ka kallash me 200 plumba

news image

Një ushtar i Gardës Kombëtare të Ukrainës raportohet se ka qëlluar me armë në drejtim të rojave të sigurisë në një fabrikë ushtarake në pjesën qendrore të Ukrainës.

Ai ka vrarë pesë persona dhe ka plagosur pesë të tjerë, njoftoi Policia.

Të shtënat ndodhën sot në mëngjes në Dnipro, në fabrikën e raketave “Pivdenmash”, gjatë dorëzimit të armëve te rojat.

Policia njoftoi se katër ushtarë dhe një grua civile janë në mesin e viktimave, raporton The Guardian.

Siç raportohet Policia po e kërkon ushtarin, i cili ndodhet në arrati dhe sipas Policisë ka një armë të tipit kallashnikov dhe 200 plumba.

/GazetaSinjali/