image Ushtari rus dënohet me burgim të përjetshëm pasi vrau një civil të paarmatosur ukrainas

Botë

Ushtari rus dënohet me burgim të përjetshëm pasi vrau një civil të paarmatosur ukrainas

news image

Një ushtar rus, i cili u deklarua fajtor për vrasjen e një civili 62-vjeçar të paarmatosur, është dënuar me burgim të përjetshëm në gjyqin e parë për krime lufte.

Rreshteri Vadim Shishimarin u akuzua se qëlloi një banor të paarmatosur, përmes një dritareje të hapur makine në fshatin Chupakhivka.

21-vjeçari rus u deklarua fajtor në një gjykatë të qarkut të Kievit për të qëlluar me armë zjarri ndaj një burri më 28 shkurt, që ishte vetëm katër ditë pas fillimit të pushtimit rus.

Shishimarin, i cili kishte veshur një xhup blu dhe gri me kapuç, shikoi në heshtje procedurat nga një kuti xhami e përforcuar në sallën e gjyqit këtë mëngjes.

Ai nuk tregoi asnjë emocion teksa u lexua vendimi, shkruan skynews.

Prokurorët e shtetit ukrainas thanë se ushtari ishte në mesin e katër ushtarakëve të tjerë rusë që qëlluan dhe vodhën një makinë në pronësi private, për të shpëtuar pasi kolona e tyre u vu në shënjestër nga forcat ukrainase.

Kur arritën në Chupakhivka, e cila ndodhet rreth 200 milje në lindje të Kievit, ata panë një burrë duke ecur me biçikletë dhe duke folur në telefonin e tij.

/GazetaSinjali/