image USAID i jep Kosovës 3 milionë dollarë ndihmë për COVID-19

Shëndetësi

USAID i jep Kosovës 3 milionë dollarë ndihmë për COVID-19

news image

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) ka ndarë 3 milionë dollarë shtesë ndihmë për Kosovën për pandeminë COVID-19.

USAID bëri të ditur se kjo ndihmë ka për qëllim të mbështesë forcimin e mbrojtjes së fëmijëve që janë goditur nga pandemia dhe do të sigurojë vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve sociale themelore.

“Ajo gjithashtu do të përmirësojë shërbimet në terren në kuadër të sistemit të kujdesit shëndetësor parësor për të promovuar vaksinimin dhe digjitalizuar bazën e të dhënave mbi menaxhimin e rasteve të COVID-19 me qëllim të lehtësimit të shkëmbimit të shpejtë të informatave në mes të institucioneve shëndetësore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e USAID.

/GazetaSinjali/