Universiteti amerikan, John Hopkins, ka ndarë Kosovën nga Serbia sa i përket listës së të infektuarve, ku vetëm disa ditë më parë i shënonte në Serbi dhe nuk i klasifikonte si të veçanta.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, para pesë ditësh kishte shkruar se i vinte keq që Universiteti John Hopkins, kanë përfshirë numrin e të infektuarve në Kosovë nën Serbi, transmeton Gazeta Sinjali.
“Çështjet e Kosovës aktualisht janë futur brenda Serbisë por ekipi që mban hartën ka në plan që t’i veçojë ato. Ndërkohë ne e vlerësojmë”, kishte reaguar Universiteti John Hopkins në tweet-in e Ahmetit.
Ndërkaq tani mund të shihet që i njejti Universitet ka veçuar Kosovën nga Serbia.
Deri më tani në Kosovë numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 91./ Gazeta Sinjali/