image Unitedi e Arsenali në grupe të lehta, Roma në "ferr"

Futboll

Shorti/ Unitedi e Arsenali në grupe të lehta, Roma në “ferr”

news image

Ekipet që garojnë në Europa League kanë mësuar kundërshtarët që do të kenë përballë në grupe. “Big” që garojnë në turneun e dytë për nga rëndësia kanë patur short realtivisht të mirë. Manchester United do të ketë përballë Astanën, Partizanin e Beogradit dhe AZ Alkmarin. Djemtë e Solskjaer-it janë favoritë për fitimin e trofeut, po ashtu Arsenali që luan ndaj Frankfurtit, Standarte Liege dhe Vitorias.

Nuk kanë qenë dashamirëse goglat për Porton që i vë përballë Young Boys, Feyenoordit dhe Rangers, ndërsa Roma do të garojë në grupin J me Monchengladbach, Istanbul Basaksehirin dhe Wolfsebergerin.

Grupi D është shumë i fortë me Sportingun, PSV, Rosenborgun dhe LASK, skuadra të të njëjtit nivel. Lazio e Strakoshës luan ndaj Celtic, Rennais dhe Cluj.