image Sot Kosova i mëson kundërshtarët në kualifikimet për “EURO 2024”

Futboll

Sot Kosova i mëson kundërshtarët në kualifikimet për “EURO 2024”

news image

Kombëtarja e Kosovës sot do të mësojë se kush do të jenë kundërshtarët e saj në rrugëtimin drejt “EURO 2024”.

Hedhja e shortit do të bëhet në ora 12:00, në Frankfurt.

Kosova gjendet në vazon e katërt bashkë me Gjeorgjinë, Greqinë, Turqinë, Kazakistanin, Luksemburgun, Azerbajxhanin, Bullgarinë, Ishujt Faroe dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas UEFA-s kombëtarja jonë nuk mund të jetë në të njëjtin grup me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

/GazetaSinjali/