image Sot tërhiqet shorti për zgjedhjet në komunat në veri të Kosovës
[wp-story id="814678"]

Politikë

Sot tërhiqet shorti për zgjedhjet në komunat në veri të Kosovës

news image

Sot në Komisionin Qendrorë Zgjedhor (KQZ) do të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet në veri të vendit.

KQZ ka njoftuar se sot (e mërkurë) në orën 09:00 organizohet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 18 dhjetorit për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Kujtojmë se dje, incidente të njëpasnjëshme ndodhën Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, derisa zyrtarët policorë po i shoqëronin autoritetet zgjedhore në këto dy komuna, të banuara me shumicë serbe.

Policia tha se persona, grupe dhe të dyshuar të maskuar, dëmtuan zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në veri të Kosovës.

/GazetaSinjali/