Ekipet që garojnë në Europa League kanë mësuar kundërshtarët që do të kenë përballë në grupe. “Big” që garojnë në turneun e dytë për nga rëndësia kanë patur short realtivisht të mirë. Manchester United do të ketë përballë Astanën, Partizanin e Beogradit dhe AZ Alkmarin. Djemtë e Solskjaer-it janë favoritë për fitimin e trofeut, po ashtu Arsenali që luan ndaj Frankfurtit, Standarte Liege dhe Vitorias.
Nuk kanë qenë dashamirëse goglat për Porton që i vë përballë Young Boys, Feyenoordit dhe Rangers, ndërsa Roma do të garojë në grupin J me Monchengladbach, Istanbul Basaksehirin dhe Wolfsebergerin.
Grupi D është shumë i fortë me Sportingun, PSV, Rosenborgun dhe LASK, skuadra të të njëjtit nivel. Lazio e Strakoshës luan ndaj Celtic, Rennais dhe Cluj.