image "Uniformë policore serbe, veturë, armë, para", çka u sekuestrua gjatë aksionit "Brezovica" - Sinjali

“Uniformë policore serbe, veturë, armë, para”, çka u sekuestrua gjatë aksionit “Brezovica”

news image

Sot Policia e Kosovës ka arrestuar 7 persona gjatë operacionit “Brezovica”, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë konferencës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj u njoftua se janë sekuestruar mbi 5 milionë euro dhe 86 mijë dollarë.

“Sot kemi vazhduar operacionin “Brezovica”, nga Krimet e Rënda, katër janë arrestuar, një është liruar në procedurë të rregullt dhe pesë janë në kërkim policor që dyshohet se kanë kryer veprat penale të cekura më lartë. Gjatë hetimeve në xhirollogaritë e të dyshuarve janë ngrirë 5 milionë e 389 mijë euro dhe 86 mijë dollarë amerikan”

Gjatë aksionit janë sekuestruar një veturë “BMW X1” armë “CZE” e “Zastava”, një kuti me armë, një shtëpizë e kompjuterit, një karikator i zbrazët, një USB, një uniformë e policisë serbe dhe dokumente të ndryshme”, ka thënë kapiteni, Adnan Haziri.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin