Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Lulzim Ejupi, priti sot në takim menaxheren e portofolit të Qeverisjes dhe Ndërtimit të Paqes dhe zëvendëskoordinatore e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP), Marta Gazideda.
Me këtë rast, në kuadër të Programit të Sigurisë (KSSP), UNDP i dhuroi donacion MPB-së 300 maska, 500 dorëza, 50 litra dezinfektues rimbushje për bombolat e montuara në mur dhe 160 njësi dezinfektues për duar me pompë.
“Ejupi e falënderoi përfaqësuesen e UNDP-së për mbështetjen e vazhdueshme që UNDP ka treguar e, sidomos për ndihmën në këtë kohë pandemie”, thuhet në kumtesën e MPB-së./Gazeta Sinjali/